Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fier-Lushnjë, ku ka humbur jetën 26 vjeçari E. N, banues në Fiershegan.
I riu duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. 26 vjeçari ka ndërruar jetë pasi nuk mund t’u mbijetonte plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.