Ulja e temperaturave gjatë natës është shoqëruar me rreshje bore në zonat malore të juglindjes. Borë me intesitet mesatar ka pasur në lartesitë mbi 1 mijë metër mbi nivelin e detit. Rrugët nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Qafë-Thanën dhe Leskovikun janë të qarkullueshme normalisht. Në rrugën Boboshticë -Dardhë, nga kilometri i 7 deri në km 12, trashësia e borës është 6 cm. Subjektet kontraktore kanë ndërhyrë me mjete borepastruese dhe kanë kriposur aksin turistik drejt Dardhës, i cili qarkullohet pa probleme.
Në fshatrat e thella malore të bashkisë së Korçës, Shtyllë, Panarit, Lekas trashësia e borës shkon deri në 20 cm.