Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK.
Hajdari akuzohet se fshehu dënimin në Greqi në formularin e dekriminalizimit.
Më herët, avokati i tij Theodhori Sollaku tha se Hadjari nuk ishte marrë i pandehur, por ishte thirrur për një kallëzim.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi dje të mos i ndërpriste mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës.
Dy ditë më parë, prokuroria dërgoi një shkresë në KQZ ku zbulonte se Hajdari kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim për kalim të paligjshëm të kufirit në Greqi.