Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin për 10 ditë nga Kuvendi të tre deputetëve të opozitës. Saimir Korreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj janë përjahtuar për shkak të tymueseve që hodhën në Kuvend.
Sipas vendimit të zbardhur, Korreshi e mori tymuesen ng çantat e dy deputeteve të cilat ishin vendosur poshtë karrigeve. Ishte PS që kërkoi masë disiplinore për tre deputetët e opozitës, pas situatës së krijuar një ditë më parë në Kuvend. Mazhoranca iu drejtua me një letër Kuvendit.
Tensionet vijojnë prej dy javësh ku opozita nuk ka lejuar zhvillimin normal të seancave plenare në Kuvend, por edhe të mbledhjeve të komisioneve parlamentare.