Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, i cili do të mbahet nesër.
Liderët botërorë do të diskutojnë për konfliktin në Gaza.
Në vigjilje të Forumit, Rama ka deklaruar se Shqipëria qëndron e palëkundur krah Izraelit.
Gjithashtu Rama thotë se është i shqetësuar për vuajtjet e tejzgjatura në Gaza.
“Nesër më datë 10 nëntor, do t’i bashkohem udhëheqësve të tjerë botërorë në Paris për të diskutuar mënyrat se si mund të ndihmohet popullsia civile dhe me shpresë se mund t’i jepet fund konfliktit në Gaza. Si një anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por më e rëndësishme akoma si një vend multi-fetar paqësor dhe paqedashës, Shqipëria është tejet e shqetësuar për konfliktin në vazhdim dhe vuajtjet e tejzgjatura të Gazës“, shkruan kryeministri.