GJKKO ka dënuar me dy vite burg oficerin e policisë gjyqësore, Sokol Canameti, pasi akuzohet për veprën penale “korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
Canametit i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Canameti, duke shfrytëzuar funksionin e tij, shoqërues i një personi të dyshuar të kapur me lëndë narkotike, ka abuzuar duke ushtruar presion, se do ta arrestonte shtetasin Erjon Kuzari, nëse ai nuk do ti jepte shumën prej 2000 eurosh.