Vihet nën kontroll zjarri në metalurgjikun e Elbasanit. Pas rreth 24 orë betejë me flakët, vatra thuajse është shuar ndërsa nga vendgrumbullimi i skrapit ende del tym. Forcat zjarrfikëse po monitorojnë territorin ku u përhapën flakët ndërsa situata nuk përbën rrezik. Vatra e zjarrit u ndez paraditen e djeshme ndërsa shkak është bërë ndezja e një baterie e hedhur si mbetje për skrap.
Zjarri u vu nën kontroll në orët e pasdites ndërsa u riaktivizua në orët e darkës si pasojë e ndezjes së një tjetër baterie. Nga zjarri nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme të konsiderueshme për kompaninë që menaxhon uzinën e në Elbasan. Flakët shkaktuan ndotje të madhe në zonë për shkak të përhapjes së tymit.