Territori shqiptar do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të tij, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore si edhe zona të izoluara në qendër të territorit.
Pas mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër duke bërë që nata vonë të sjellë rrebeshe të përkohshme shiu. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 25°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.