Një konflikt në familje ka përfunduar me përdorimin e armës nga një 50-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kaninë të Vlorës. 50-vjeçari me iniciale V.H., ka qenë duke debatuar me bashkëshorten e tij, shtetasen L.H. dhe dy fëmijët e mitur.
Në një moment, babai ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar në ajër. Menjëherë pas ngjarjes, ai është larguar nga banesa. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati persona të lënduar. Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen dhe arrestimin e 50-vjeçarit.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 21:45, në fshatin Kaninë, Vlorë, dyshohet se shtetasi V. H., rreth 50 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit, në banesë, me bashkëshorten e tij, shtetasen L. H, dhe dy fëmijët e mitur, ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.