Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në orët e para të ditës, në jug të vendit dhe në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/s përgjatë vijës bregdetare era në orët e mbrëmjes vonë fiton shpejtësi 8-10 m/sek, valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.