Papa Francesku nëpërmjet Arqipeshkvit të Tiranë-Durrës Imzot Arjan Dodaj i cili ndodhet në një vizitë në selinë e shenjtë në Vatikan, ka uruar dhe bekuar të rinjtë shqiptarë. Në mesazhin e tij të shkurtër Papa Francesku u kërkon të rinjve që të punojnë për atdheun, sepse vetëm kështu vendi mund të shkojë përpara.
“Për ju të rinjtë shqiptar, një përshëndetje të përzemërt. Ju uroj me te mirën. Punoni për atdheun,sepse vetëm kështu atdheu shkon përpara, dhe atdheu ka nevojë për ju. Zoti ju bekoftë, Shën Mëria ju mbroftë dhe lutuni për mua’’, thuhet në mesazh.