Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në fshatin Dushk. Një mjet transporti mallrash tip furgon me targa AB 540 CB dhe me drejtues shtetasin O.GJ., 30 vjeç ka goditur për vdekje një këmbësore rreth moshësh 60-vjeç. Sipas njoftimit të policisë dyshohet se viktima është endacake.
Viktima ka qenë duke kaluar autostradën mbi trafik-ndarësen e betonit dhe është përplasur nga furgoni. Shkak dyshohet të jetë bërë errësira. Drejtuesi i furgonit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.