Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Modena.
Viktima është identifikuar si Saimir Gjoka.
Makina ku po udhëtonte shqiptari është përplasur me një tjetër makinë duke dalë nga rruga.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe shoferi i mjetit tjetër një 55-vjeçar.