Sot Tirana do të jetë qendra e Europës dhe Ballkanit, kjo për shkak të Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në kryeqytet.
Përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin sot pjesë në këtë samit, i cili për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi i është besuar qeverisë shqiptare.
Të pranishëm do të jenë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e cila ka mbërritur e para në Tiranë, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel i cili mbërriti në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjithashtu pjesë e kësaj tryezë të rëndësishme do të jetë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Në punimet e samtit do jetë edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe ai grek Kyriakos Mitsotakis, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron anuloi pjesëmarrjen, mirëpo pasdite do të jetë në Tiranë vizitën e parë zyrtare.
Nuk mund të mungojnë as 5 përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Për herë të parë, që pas përplasjeve me Ramën, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nga radhët e Serbisë pritet që të marrë pjesë kryeministrja Ana Brnabic dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.
Punimet e Samitit përmbyllen me inaugurimin e Kolegjit Evropian dhe qendrës Tumo, piramidës së transformuar, ku do të mbahen punimet e samitit. Samiti i Berlinit do t’i kushtojë shtetit 51 milionë lekë.