Dy të persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se shitën deri në 400 Euro bileta falsifikuara për ndeshjen Shqipëri-Çeki e cila u luajt mbrëmë në “Air Albania”.
Dy të arrestuarit me iniciale A.O dhe S.A kanë shitur rreth 60 bileta false. Falsifikimi është pikasur pasi qytetarët të cilët i kishin blerë ishin paraqitur në stadium, por kishin hasur probleme teknike.
“Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki dhe i kanë shitur ato me çmime deri në 400 euro. Pasi qytetarët kanë paraqitur këto bileta, për të hyrë në stadium, janë krijuar probleme teknike sepse biletat ishin të dubluara. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.