Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm Xhulian Hoxhën, dhe 17 vite burg për Euglen Halilin.
Ata akuzohen për vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit, kryer në Elbasan më 20 dhe 29 korrik 2020.
Hoxha dhe Halili, e masakruan 27 herë me thikë 23-vjeçarin Rigels Runaj, në afërsi të varrezave të qytetit.
Në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit financuesi i vrasjes është Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.