Teksa të gjithë e njohim si gjyshja më e famshme në Instagram, Inaete Agalliu ose gjyshja e Dojna Memës, ka rrëfyer pak nga jeta e saj.
Në një intervistë televizive Inaete tregoi se e shoqëruar nga Dojna, se për të rritur mbesat, kishte lënë pas gjithçka.
Gjyshja e Dojnës rrëfeu se asokohe kur ishte e re vendosi të sakrifikonte vitet e karrierën, për hir të Dojnës dhe motrës së saj.
Biseda:
Dojna Mema: Ajo që na ka ndodhur është se duke qenë se siç e nisi edhe nëna më përpara, duke qenë se nëna më ka rritur, deri në 2 vjeç unë kam qenë në Durrës më shumë me nënën dhe më pak me mamin duke qenë se mami punonte.
Inaete Agalliu Të shtunave e të dielave.
Dojna Mema: Mami punonte në Tiranë, pastaj pas moshës 2 vjeç unë erdha sigurisht të jetoja me prindërit, por nëna gjatë gjithë kohës bënte vajtje-ardhje asokohe Durrës-Tiranë për të më rritur mua derisa lindi motra ime dhe nëna u zhvendos, la gjithë jetën e saj, karrierën asokohe për t’u shpërngulur në Tiranë.
Inaete Agalliu Të gjitha. Unë isha e re, 52 vjeçe.