Një 70-vjeçar ka gjetur vdekjen teksa po udhëtonte me biçikletë në aksin Lushnje-Rrogozhinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45 minuta pranë Golemit. Viktima Veri Deliu sipas policisë, ka qenë duke ecur në krahun e kundërt të aksit nacional dhe në një moment ka kaluar nga rruga dytësore në atë kryesore, duke sjellë përplasjen nga mjeti që drejtohej nga 26-vjeçarja Anisa Xhepexhiu.
Pas përplasjes drejtuesja e mjetit është larguar dhe ka ndaluar vetëm 1 km më poshtë pikës së aksidentit për t’iu dorëzuar policisë. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariatin e Lushnjes, për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit.
Dyshohet se 26-vjeçarja ka qene duke ecur me shpejtësi ç’ka ka sjellë përplasjen në pjesën e përparme të mjetit me të moshuarin.