Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në veri të vendit. Mjegulla do të jetë prezente përgjatë luginave në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor dhe lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek. Valëzimi në dete të do të jetë i forcës 1-2ballë.