Blutë e Tiranës kanë njoftuar se ditën e sotme ka ndërruar jetë një 58-vjeçar me inicialet T.M., pasi ashensori ku ai ndodhej është këputur dhe ka rënë nga kati një, në katin minus 1.
Sipas policisë, shkak i këputjes së ashensorit është bërë një defekt teknik, duke qenë se pallati ishte në ndërtim e sipër dhe kushtet teknike nuk kanë qenë të favorshme që ashensori të vihej në përdorim.
Ngjarja ka ndodhur tek ish-Fusha e Aviacionit në orën 11:30. Po hetohet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë për të vënë përpara drejtësisë personat përgjegjës.
Raste të tilla sidomos në qytetin e Tiranës nuk kanë qenë të pakta. Duhet të ketë një kontroll në të gjitha pallatet për të parë kushtet e sigurisë së ashensorëve, aq më pak kur pallati nuk ka përfunduar dhe nuk është dhënë drita jeshile që pallati dhe ashensori të përdoren nga qytetarët.