Një 60-vjeçare nga Tirana është vënë nën hetim nga policia, pasi shiste produkte ushqimore të skaduara afër një shkolle në rrugën “Tre Dëshmorët”, në kryeqytet. Pronarja e një dyqani pranë një shkolle në rrugën “Tre Dëshmorët”, arrestua nga policia pasi nga hetimet rezultoi se tregtonte produkte të skaduara.
Arrestimi i F. Ç., 60 vjeçe u krye në zbatim të planit të masave të hartuar në funksion të Paketës së Sigurisë në shkolla, kanë ushtruar kontrolle në afërsi të shkollave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për parandalimin evidentimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.