Përmirësohet situata e zjarrit në pyllin masiv në Pishë Poro. Gjendja është normalizuar me kalimin e orëve por megjithatë disa forca zjarrfikëse vijojnë monitorimin e zonës për të fikur vatrat e zjarrit që aktivizohen në brendësi të pyllit.
Vatrat e mëdha janë shuar janë shuar por vijon djegia e trungjeve. Dje përfundoi aksioni nga ajri me largimin e dy avionëve ‘Canader’ që erdhën si ndihmë nga Greqia. Zjarri është aktiv prej 12 ditësh ndërsa flakët kanë prekur rreth 700 ha të sipërfaqes që është zonë e mbrojtur.
Më shumë se 550 hektarë tokë janë djegur plotësisht.