Shqipëria po bën përgatitjet e fundit për Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, në Tiranë. Në këtë eveniment ndërkombëtar të rëndësishëm për vendin tonë që pritet të mbahet më datë 16 tetor, do të jenë të pranishëm dhe 6 kryeministrat e rajonit.
Kryeministri Edi Rama shkruan në faqen e tij zyrtare në “Facebook” se pjesëmarrjen në samitin e Tiranës kanë konfirmuar Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.