Pas 3 ditësh përfundon aksioni nga ajri për shuarjen e zjarrit në pyllin masiv në Pishë Poro. 2 avionët që mbërritën ndihmë nga Greqia janë larguar nga vendi ynë ndërsa vijojnë operacionin forcat në terren. 35 forca zjarrfikëse dhe 7 mjete po punojnë për shuarjen e vatrave të vogla në brendësi të pyllit. Disa prej tyre riaktivizohen ndihmuar edhe nga era në zonë.
Aksionit nuk i janë bashkuar banorë të fshatit për të ndihmuar forcat në terren ndërsa nga flakët fatmirësisht nuk u dogj asnjë shtëpi. Sipas të dhënave, deri më tani janë djegur rreth 550 ha sipërfaqe e zonës së mbrojtur në Pishë Poro. Megjithatë bilanci përfundimtar i dëmeve do të bëhet pas fikjes së plotë të zjarrit që ishte aktiv prej më shumë se 10 ditësh.