Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, kryeministri Edi Rama iu është drejtuar me një thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të kryejnë mamografinë.
Rama kërkon nga gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten. Gjithashtu ai u kujtoi të gjitha familjeve për t’u përkujdesur ndaj nënave, grave, motrave e vajzave që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore.
Muaji tetor njihet ndryshe si “Tetori rozë”, muaj kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Qëllimi është të rritet numri i ekzaminimeve për kapjen e hershme të kancerit dhe për rritjen e mundësive për një shërim të plotë të gruas.