Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Rëmbec të Maliqit, ku ka humbur jetën një person dhe ka marrë lëndime agresori që i mori jetën fermerit.
Për këtë ngjarje të rëndë ku Velo Hazisllari vrau me thikë fqinjin e tij 60-vjeçar Nesti Sotiri, shkaku ka qenë një sherr banal mes dy personave.
Sotiri ka humbur jetën në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa edhe autori ndodhet në spitalin e burgut, pasi edhe ai ka mbetur i plagosur.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.
Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.