Një grua shqiptare është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Itali. Ngjarja ka ndodhur në provincën Casterlfiorentino të Firences. Mediat italiane kanë identifikuar viktimën si Klodiana Vefa 35 vjeçe, me leje të rregullt qëndrimi.
Raportohet se gruaja, e cila punonte si kamariere në një piceri, ka qenë duke u kthyer nga puna kur rreth orës 20:00, pak metra pranë shtëpisë së saj i është afruar një burrë i cili e ka qëlluar me pistoletë me një plumb në kokë. Policia është në kërkim të ish-bashkëshortit të gruas, që rezulton të jetë zhdukur dhe nuk bashkëjetonte me viktimën.
Klodiana Vefa jetonte me dy fëmijët e saj, djali 17-vjeçar dhe vajzën 14-vjeçare, pasi ishte ndarë nga bashkëshorti, gjithashtu shqiptar. Ajo nuk ishte ndarë ligjërisht, por së fundmi mes çiftit kishte pasur mosmarrëveshje.