Një autobot i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin e vjetër të rrugës Fier-Levan, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Liqenit’.
Mësohet se autoboti po transportonte vajra bimorë, në momentin e daljes nga rruga, ku paraprakisht mendohet se ka ndodhur për shkak të lagështirës. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima.