Zbulohet një arsenal armësh në qytetin e Durrësit. Policia ka vënë në pranga personin që i kishte fshehur në ambientet e banesës së tij. Është arrestuar 70-vjeçari Sokol Buli të cilit uniformat blu i gjetën një kallashnikov, 2 armë gjahu, pjesë armësh zjarri, një thikë dhe një sasi të konsiderueshme municionesh luftarake.
Arma kallashnikov po verifikohet nga policia nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.