Emocionet e UEFA Champions League rikthehen këtë mesjavë me duelet e para të sezonit 2023-2024. Kompeticioni më magjik i futbollit Europian premton vërtet spektakël që në duelet e para. Interesi do të jetë padyshim te paraqitja që do bëj Manchester City, i cili këtë sezon synon të ruaj trofeun e fituar në Stamboll.
Anglezët sfidojnë Crvena Zvezdën dhe niset favorite kryesore për të fituar grupin G. Rivalë të tyre do të jenë edhe Yound Boys dhe Lajpzig të cilët luajnë një 90 minutësh në Zvicër me objektiv tre pikëshin. Përballja më e fortë luhet në Paris, aty ku vendasit e PSG-së masin forcat me Borussia Dortmund. Kampionët e Francës mbërrijnë në këtë sfidë pas humbjes me Nice në kampionat, duke qenë në një moment tepër kritik. Dortmund ka një bilanc pozitiv kundër skuadrave franceze, me 8 fitore dhe 6 humbje në 14 ndeshje të Ligës së Kampionëve për të qenë të frymëzuar për të marrë maksimumin.
Në duelin tjetër të këtij grupi, Milan pret New Castell. Në debutimin e parë në Champions League, qymyrxhinjtë gjejnë kuqezinjtë në momentin më të keq të tyre, pas asaj humbje shokuese 5-1 në derbin me Interin. Trajneri Stefano Pioli ka marrë ultimatum nga drejtuesit dhe nëse nuk regjistron një rezultat pozitiv gjasat për tu shkarkuar janë të mëdha. Me interes pritet edhe performanca e lojtarëve shqiptarë në arenën Europiane. Arbnor Muja do përjetojë emocionet në mitikun ‘Spotify Camp Nou”, teksa Lazio e Elseid Hysaj përballet me Atletico Madrid.