Kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri do të qëndrojë në burg. Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit të Posaçëm. Në seancën e sotme ishte e pranishme edhe ambasadorja greke, Kostandina Kamitsi si dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule të cilët nuk pranuan të prononcoheshin për mediat pas dhënies së vendimit të Apelit të GJKKO-së.
Edmond Dema, avokati mbrojtës i Fredi Beleri kërkoi masë më të lehtë por Apeli nuk e ka pranuar. Kryebashkiaku ‘në fuqi’ u arrestua më 12 maj të këtij viti nën akuzën e shit-blerjes së votave.