3 oficerë policie janë arrestuar nga kolegët e tyre të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pasi janë të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Eldo Shyti dhe Granit Nuraj, me detyrë Trup Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në Vlorë janë arrestuar pas kallëzimit të marrë nga dy shtetas holandezë, të cilët në datën 15 shtator rreth orës 18:30 janë ndaluar në qytetin e Vlorës për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Oficerët e policisë, duke shpërdoruar detyrën, si dhe duke falsifikuar dy procesverbale të shkeljes administrative, dyshohet se kanë përfituar një shumë prej 30.000 lekësh me qëllim moskryerjen e detyrës funksionale, me pretekstin se do të kryenin pagesën e gjobës dhe se i kanë favorizuar duke mos u pezulluar lejen e drejtimit.
Në pranga ka rënë edhe polici Klisman Çela me detyrë Trup Shërbimi i Trafikut Interurban në Fier pasi dyshohet se ka kryer veprime korruptive me drejtues automjetesh duke mos i ndëshkuar ata me masë administrative.
View this post on Instagram