Gjykata e Tiranës ka caktuar masën detyrim paraqitje për Ruenca Haxhiaj. Këngëtarja u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e saj në Lundër u gjetën disa vazo ku kultivohej kanabis sativa. Mbrojtja pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë, nuk është i nevojshëm pasi nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit.
Ata e konsideruan arrestimin të paligjshëm, pasi nuk ka pasur urdhër arresti nga Gjykata por vetëm me iniciativë të OPGJ. Mbrojtja deklaroi në seancë se mbjellja e bimës është bërë për kureshtje Sipas hetuesive rrënjët e kanabisit janë 3 femra që mund të prodhojnë boçe kanabisi dhe 2 meshkuj.
Kujtojmë se Ruenca Haxhiaj është mbesa e avokatit të njohur Maksi Haxhiaj.