Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj ka njoftuar se do të bëhet pjesë e botës së politikës.
Përmes një video-mesazhi të shpërndarë në Instagram, Binaj tha se do t’i bashkohet lëvizjes së Adriatik Lapajt, i cili shumë shpejt do ta kthejë në një parti të re.
“Përshëndetje, unë jam Florjan Binaj. Shtetet e mëdha i kanë bërë njerëzit ëndërrimtar, njerëzit mendjendritur, njerëzit punëtorë dhe mbi të gjitha ata që janë dhe që e duan atdheun.
Fatkeqësisht në vendin tonë gjatë këtyre 33 viteve të paskomunizmit kanë ikur nga Shqipëria më shumë shqiptarë nga ç’kanë ikur nga 500 vite pushtim osman, nga një luftë ballkanike dhe dy luftra botërore, nga 50 vite komunizëm të mbledhura së bashku.
Ne nuk mund të krijojmë zgjidhje me të njëjtat mjete që kemi krijuar këto probleme. Prandaj në këto momente teper të rëndësishëm pa ligjin e referendumeve, pa votën e emigrantëve, pa depolitizimin e administratës dhe pa ndryshimin e kodit zgjedhor, Shqipëria jo 33 vite por as 333 vite nuk do i dalin për ta bërë sërish Shqipërinë një vend të begatë. Shqipëria bëhet”, thotë Binaj në video-mesazh.