U betuan sot para Presidentit Bajram Begaj 5 ministrat e rinj të qeverisë “Rama”. I vetmi që nuk u betua është Ministri i Financave Ervin Mete, pasi fillimisht u shkarkua dje, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Igli Hasani do të ushtrojë detyrën e Ministrit të Jashtëm pas betimit në Presidencë. Ogerta Manastirliu nga ministre e shëndetësisë do të jetë tashmë ministre e Arsimit në vend të Evis Kushit.
Anila Denaj u emërua ministre e Bujqësisë, Arbian Mazniku do të mbajë detyrën e Ministrit për Pushtetit Vendor, Ndërsa Albana Koçiu do të jetë ministrja e re e Shëndetësisë.