Policia e Tiranës ka arrestuar këngëtaren Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin si Enca. Komisariati nr1 pasi mori informacione, ushtroi kontroll në banesën e kësaj të fundit ku në ballkon gjeti 5 vazo të mbjella me kanabis të mëdha.
Pas arrestimit, këngëtarja ka thënë se është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të është kapur dhe i dashuri i Encës. Banesa e këngëtares ndodhet në afërsi të Tegut në një vilë private.