Kryeministri Edi Rama ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.
“Sot, kur dyert e shkollës janë çelur dhe një rrugëtim i ri i dijes sapo ka nisur me himnin kombëtar, u dërgoj një urim të përzemërt për sa më shumë sukses e mbarësi të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve e prindërve të gjithë Shqipërisë”, tha Rama në një postim në rrjetet sociale.
Edhe presidenti Bajram Begaj uroi suksese për nisjen e vitit të ri shkollor, në veçanti për të gjithë ata nxënës që hyjnë në klasë të parë!
“Puna dhe përkushtimi juaj i sotëm, ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes”, shprehet Kreu i shtetit.
Urim ka bërë edhe ministri i Brendshëm, Balla i cili i ka garantuar prindërit se Policia garanton dhe do të garantojë sigurinë e nxënësve në të gjithë perimetrin e shkollës dhe jashtë saj.