Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sonte me Poloninë në ‘Air Albania’, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Ndeshja do të luhet në orën 20:45 dhe policia ka njoftuar që ditën e djeshme masat të cilat do të ndihmojnë në mbarëvajtjen e lojës mjaft të rëndësishme për Kombëtaren tonë. Janë bllokuar disa nga rrugët kryesore dhe ky bllokim do të nisë që sot nga ora 15:00.
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
-Rruga “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
-Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;
-Rruga “Themistokli Gërmenji”;
-Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;
-Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
-Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
-Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.
Blutë e Tiranës gjithashtu kanë njoftuar se hyrja e tifozëve në stadium do bëhet pas kontrollit të imtësishëm.