Neymar ka kaluar rekordin e Pelesë si golashënuesi më i mirë për ekipin kombëtar të Brazilit.
Neymar shënoi në ndeshjen kundër Bolivisë në minutën e 61’, i cili ishte edhe goli i katër i sfidës për kombëtaren e Brazilit. Neymar tani ka 79 gola në 125 paraqitje ndërkombëtare, dy gola më shumë se legjenda e Brazilit.
Ai festoi me një grusht në ajër, siç bënte zakonisht Pele.
“Jam shumë i lumtur, nuk ka fjalë për këtë”, tha Neymar në një koment të shkurtër për mediat pasi atij iu dorëzua një pllakë nga presidenti i Konfederatës së Futbollit të Brazilit, Ednaldo Rodrigues. “Nuk e kam menduar kurrë se do ta arrij këtë rekord.”