Shqipëria do të mirëpresë një nga evenimentet më të mëdha sportive të garave motorike. Formula 1 e garave botërore të ujit do të zhvillohet në Pogradec në korrik të vitit 2024. Njoftimin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, ku sipas tij do të marrin pjesë 43 skuadra nga e gjithë bota që do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë. Rama thekson se ky është vetëm fillimi pasi së shpejti në vendin tonë mund të zhvillohet edhe evenimenti më i madh i sporteve motorike, ai i Formula 1 i makinave.
“FORMULA 1 e garave botërore të ujit, vjen në Pogradec në korrik 2024, si pararendëse e FORMULA 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh, kur të kemi përfunduar cirkuitin e kaluar të gjitha testet e kërkuara” shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.