Një aksident ka ndodhur në kthesën e Valiasit në Tiranë, ku makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur e vdekur një pasagjere.
Viktima është një 22-vjeçare e cila ndodhej në mjet me babain e saj, kur është goditur nga mjeti i drejtuar nga shtetasi H. S.
“Më datë 03.09.2023, rreth orës 13:00, te kthesa e Valiasit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin H. S., me automjetin me drejtues shtetasin Sh. O., (babai) dhe pasagjere shtetasen F. O., 22 vjeçe (vajza).
Si pasojë e aksidentit shtetasja F. O., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi H. S., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.