Boksieri shqiptar Florian Marku ka fituar përballë kundërshtarit të tij, Dylan Moran. Markut i mjaftuan vetëm 54 sekonda për të rrëzuar Moran në tapetin e “Manchester Arena”.
Marku, goditi fort kundërshtarin në sekondat e para, duke bërë që arbitri të mbyllë sfidën më shpejt se ç’ishte parashikuar.
“Më jepni një boksier të fortë dhe do shikoni çfarë do iu dhuroj”, tha Marku pas ndeshjes.