Marsela Pushani, e cila qëlloi për vdekje me thikë motrën e saj Amanda Pushani, ka dëshmuar para uniformave blu. Ajo ka deklaruar se krimin e ka kryer për vetëmbrojtje pasi motra e saj ishte e alkoolizuar.
Sipas saj, Amanda konsumonte alkool prej 10 vitesh dhe atë ditë kishte kërcënuar Marselën dhe nënën se do t’i vriste.
“Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste. Prej më shumë se 10 vitesh motra Amanda Pushani ishte e alkoolizuar dhe problematike. Debatuam me të që të linte alkoolin, Amanda më kërcënoi mua dhe mamanë”, ka thënë 40-vjeçarja.