Zbardhen detaje nga ngjarja e një natë më parë në Vau Dejës. Ngjarja është regjistruar në fshatin e Dejë, të bashkisë Vau Dejës, në banesën e 21-vjeçares e cila ka qenë e vetme në banesë.
68-vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë ndaj 21-vjeçares dhe kjo e fundit në kushtet e vetëmbrojtjes e ka goditur me thikë të moshuarin disa herë. 21-vjeçarja mësohet se ka qenë e vetme në banesë dhe në këto kushte 68-vjeçari i ka shkuar në banesë.
Ajo ka pranuar autorësinë në Policinë e Shkodrës, ku ka rrëfyer edhe ngjarjen. 68-vjeçari mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.