Qeveria ka vendosur të mbulojë qiratë e punonjësve të Gardës së Republikës të cilët për shkak të detyrës detyrohen të ndryshojnë vendbanim.
Lajmin e dha ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë një deklarate për mediat. Balla u shpreh se efektivët e policisë do të përfitojnë edhe kredi me interes zero, por duke plotësuar disa kritere.
“Për të gjithë punonjësit e Gardës së Republikës, që për shkak të detyrës detyrohen të jetojnë në një qytet tjetër, është e domosdoshme që të sigurojmë mbulimin e qirasë për ta dhe familjes së tyre.” Ndër të tjera Balla tha se efektivët e policisë do të mund të marrin kredi me interes zero, duke plotësuar disa kritere.
Është rasti sot të ndaj me ju vijimin e një vendimmarrje, lidhur me trajtimin me kredi me interes zero të punonjësve të policisë, brenda moshës 40 vjeç dhe që nuk kane një banesë. Garantoj cdo punonjës, që pas pak ditësh për shkak se do duhet të ngrihet formati brenda sistemin e Albania, besoj brenda 15 shtatorit do jetë gati, të aplikojnë”, tha ai.