Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se Nano ndodhet prej ditësh i shtruar në një spital privat në Tiranë. Ish-kryeministri po mbahet në reanimacion.
Nano ka pasur një komplikacion me frymëmarrjen dhe është nën kujdesin e mjekëve.