Roberto Mancini u zyrtarizua të hënën si trajneri i ri i Arabisë Saudite. Mancini u dorëhoq nga pankina e “azzurëve” për t’iu bashkuar arabëve, Liga e të cilëve është pasuruar së fundmi me lojtarë të njohur nga Evropa.
Federata e Futbollit të Arabisë Saudite (SAFF) njoftoi të dielën se Mancini nënshkroi një kontratë katërvjeçare deri në Kupën e Azisë 2027.
“Nëse doni të merrni një lojtar të mirë, duhet të paguani. Është e rëndësishme që lojtarët e shquar i janë bashkuar ligës saudite dhe paguhen shumë, sepse ata i ndihmojnë lojtarët këtu të përmirësohen”, tha Mancini të hënën gjatë prezantimit të tij.
Cristiano Ronaldo dhe mbajtësi i Topit të Artë, Karim Benzema, kryesojnë projektin miliarda dollarësh që është shndërruar në Ligën Pro Saudite.