Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan do të vizitojë së shpejti qytetin rus Socchi. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar turk.
“Presidenti ynë deri më tani e ka mbajtur iniciativën me ndjeshmërinë më të lartë diplomatike në mënyrë që bota të mos përballet me një krizë ushqimore. Ai do të realizojë një vizitë në Sochi së shpejti”, tha Ömer Çelik, zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK).
Çelik tha se pas vizitës mund të ketë zhvillime rreth marrëveshjes së grurit të Detit të Zi, e cila u pezullua nga Rusia. Turqia ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të gjetur një rrugë në mënyrë që të rikthehet marrëveshja.