Të paktën 79 persona janë arrestuar në Greqi për zjarrvënie, pas flakëve që kanë përfshirë disa zona të vendit duke i shkatërruar thuajse plotësisht.
Ministri i Mbrojtjes Civile Vassilis Kikilias tha se kishte pasur disa përpjekje nga zjarrvënësit për të ndezur zjarre të reja në malin Parnitha, në veriperëndim të Athinës.
“Ju jeni duke kryer një krim kundër vendit. Po ndezin zjarre që kërcënojnë pyjet, pronat dhe mbi të gjitha jetët njerëzore,” tha Kikilias gjatë një konferencë urgjente.
Zjarret e verës janë të zakonshme në Greqi dhe shkencëtarët kanë lidhur frekuencën dhe intensitetin në rritje të ngjarjeve ekstreme të motit, duke përfshirë valët e të nxehtit, me ndryshimet klimatike.
Në fillim të kësaj jave, trupat e 19 personave që besohet se ishin emigrantë, me fëmijë mes tyre, u gjetën pranë rajonit Evros në Greqinë verilindore.