Albert Gjinaj, 28 vjec, dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç mbetën të plagosur mbrëmëjen e djeshme në një lokal te Rana e Hedhun në Shëngjin.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e ngjarjes Bledar Curri, Frajd Curri dhe Kristian Curri. Dy të plagosurit dyshohet se janë qëlluar pas një sherri për motive të dobëta që ka nisur në lokal.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:00, në Shëngjin, në një lokal në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë plagosur me armë zjarri lehtë në këmbë shtetasit A.Gj, 28 vjeç banues në Tiranë dhe G.N. 30 vjeç, banues në Thumanë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve, konkretisht shtetasit B. C., F. C. dhe K. C., dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit